Ekspozita e pavarur “Qyteti” e autorit të ri Rafael Ristovski do të hapet sonte (14 nëntor) në ora 19:00 në Qendrën Kulturore-Informative të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Stamboll, Turqi.
Ekspozita do të hapet zyrtarisht nga drejtori i QIK-ut në Stamboll, Ramadan Ramadani.
Siç bën me dije autori, ekspozita do të prezantojë fotografi dixhitale përfaqësuese, të realizuara në teknikën e fotografisë dixhitale me manipulim.
– Në art qëndrimin e artistit dhe të shikuesit e formon gjithmonë bukuria dhe veçantia e natyrës, lidhja me të cilën njerëzit kuptojnë vazhdimisht. Kuptimi i bukurisë së natyrës dhe mjedisit urban dhe raporti i artistit me botën pasqyrohet në zhanrin e peizazhit të qytetit. Peizazhi urban mund të përgjithësohet dhe të ketë kuptim të gjerë, i drejtohet të gjithëve, sepse të gjithë jemi të përfshirë në botën e qytetit dhe natyrës – thekson Ristovski.
Pas hapjes së ekspozitës do të vijojë koncerti për piano në interpretimin e Jasmina Trajçeska.
Projekti mbështetet nga Ministria e Kulturës.