Pianisti dhe kompozitori maqedonas Dino Imeri mbrëmë mbajti koncert në Filarmoninë e Sofjes në sallën “Bullgaria” në Sofje.
Pianisti ynë performoi para publikut të Sofjes duke luajtur Simfoninë nr. 2 nga Bernshtajn, nën dirigjencën e Ljubomir Denev.
Kjo është shfaqja e gjashtë e Imerit me Filarmoninë e Sofjes. Në mesin e audiencës së shumtë, përveç muzikantëve, artistëve, mysafirë të QIK-ut të RMV, ishte edhe ambasadorja e sapoemëruar e RMV-së në Bullgari, Agneza Rusi Popovska.
Imeri në Sofje ka vizituar edhe QIK të RMV në këtë qytet.