Sot 3 Nëntori shënon Ditën Ndërkombëtare të Rezervave të Biosferës, e cila festohet për herë të parë këtë vit, pasi u shpall në vitin 2021 në sesionin e 41-të të Konferencës së Përgjithshme të UNESCO-s.
Nominimi i Rezervës Ndërkufitare të Biosferës Ohër-Prespë u miratua nga Këshilli Koordinues Ndërkombëtar i UNESCO-s për programin “Njeriu dhe Biosfera” në takimin e 26-të të mbajtur në Jonkoping, Suedi, në qershor të vitit 2014 dhe kështu iu bashkua Rrjetit Botëror të Rezervave të Biosferës.