Me prezantimin e veprave të Tomisllav Osmanlit, mbrëmjen e djeshme përfunduan mbrëmjet letrare “Letra nga Maqedonia” që u mbajtën nga 25 deri më 27 tetor në Qendrën Kulturore dhe Informative të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Stamboll, Turqi.
Osmanli u prezantua, para së gjithash, me përkthimin turk të romanit të tij “Pas këndit” të botuar nga shtëpia botuese e Stambollit “Bibliyon”. Romani i botuar në vitin 2012 nga „Magor“, u përkthye në turqisht nga Mahmed Jonuz, i cili prezantoi veprën e autorit para të pranishmive.
Në mbrëmjet letrare “Letra nga Maqedonia” në Stamboll më 25 tetor u prezantua shkrimtari Kim Mehmeti, i cili punon në gjuhën shqipe dhe librat e tij “Lypësat e Shkupit” dhe “Busi”, botuar në Turqi, dhe Më 26 tetor, Lejla Sherif Emin, poete turke nga Shkupi, u prezantua me librin e saj “Nëse nuk humbisni, ky qytet është akoma i juaji”. Ajo është kryetare e Unionit të Organizatave Joqeveritare Turke në Maqedoninë e Veriut dhe fituese e këtij viti e çmimit letrar “Ura ndërmjet kombësive”.
Në suaza të programit të posaçëm të manifestimit, dokumentaristes dhe etnologes Elizabeta Koneska u prezantua me filmin “Familja e saj 2010-2019” për komunitetin turk juruçka në vend, i cili është një punë e plotë skenariste, regjisoriale dhe xhiruese e Koneskës nga viti 2020.