Ministrja e Kulturës, Bisera Kostadinovska-Stojçevska, dje pasdite në Kretë ka mbajtur fjalim në ceremoninë solemne të Forumit të Rrugëve Kulturore të Këshillit të Evropës, që u mbajt në Hanja të Kretës.
Ceremoninë e hapi ambasadori Patrik Engelberg, kryetar i Komitetit Statutor të Marrëveshjes për Zgjerimin e Pjesshëm të Rrugëve Kulturore 2022, i cili uroi përfshirjen e anëtarëve të rinj – Maqedoninë e Veriut, Libanin dhe Shqipërinë.
Ministrja Kostadinovska-Stojçevska, duke i uruar mirëseardhjen mysafirëve të nderuar, shprehu mirënjohjen e saj që Maqedonia e Veriut bëhet pjesë e kësaj nisme unike dhe shtoi: „Nëkëtë program shohim përfitim të ndërsjellë – përmes vlerave tona kulturore kombëtare për të pasuruar koloritin e kartës së identitetit të Evropës dhe përmes dialogut dhe respektit të ndërsjellë të krijojmë hapësirë të përbashkët kulturore”.
„Ne jemi dhe duam të jemi edhe rojtarë edhe ndërtues të vlerave evropiane”. Dhe përmes këtyre rrugëve kulturore, ne hapim vendin tonë për të plotësuar historinë e pasur evropiane.
Tashmë gjejmë ‘stacione’ në 48 rrugët e përcaktuara kulturore – nga rruga e vëllezërve Kirili dhe Metodi, gra shkrimtare, në rrugën e tregimeve; nga rruga e qeramikës në rrugën e verës dhe ullinjve, por ne kemi ide dhe energji për udhëtime të reja. Pse jo edhe: rrugë kulturore në ujësjellës, në liqene evropiane, në majat e maleve evropiane, rruga e ngjalës, në rrugët e shijeve që kryqëzohen dhe na lidhin në tavolinë”, tha Kostadinovska-Stojçevska.
Deri më tani, përmes disa kompanive, Maqedonia e Veriut ishte pjesë e Rrugës së Pemës së Ullirit dhe Rrugës së Verës, Iter Vitis. Tashmë, si anëtaree barabartë, vendi ynë ka platformë të gjerë për t’iu bashkuar rrjeteve evropiane për promovim dhe afirmim në të gjitha fushat e sektorit social dhe ekonomik.
Rrugët kulturore mundësojnë zhvillimin e fushës së kulturës, por edhe të ekonomisë dhe kapaciteteve të qëndrueshme turistike të çdo vendi, nxitjen e marrëdhënieve dhe komunikimit në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore e natyrore, në arkitekturë dhe çdo lloj veçantie që kanë rrugët kulturore. ofrojnë për t’u lidhur me kohën dhe hapësirën e Evropës, duke shfrytëzuar përfitimet e historisë, por edhe të arritjeve aktuale të çdo vendi.
Nëpërmjet Rrugëve Kulturore, Këshilli i Evropës promovon dhe afirmon të drejtat e njeriut, diversitetin kulturor, dialogun ndërkulturor dhe shkëmbimin e ndërsjellë përtej kufijve.