Edicioni i dhjetë i Festivalit të Filmit për të rinj „Xhifoni Maqedoni”

од admin_kult

Me shfaqjen e filmit „Italo” të regjisores Alesija Skarso, dje në kinemanë „Milenium” u hap edicioni i 10-të i Festivalit të Filmit për të rinj „Xhifoni Maqedoni”.

Në Festival këtë vit do të ketë mbi 500 pjesëmarrës nga vendi dhe nga: Italia, Bullgaria, Serbia, Rumania, Polonia dhe Irlanda.

Siç informojnë organizatorët, qytetarët e Xhifonisë, përveç që do të shikojnë filmat nga prodhimi i fundit evropian, do të marrin pjesë edhe në diskutime rreth filmave, punëtori, takime me artistë të suksesshëm. Ndër të tjera, studentët do të kenë mundësinë të njihen me kulturën dhe traditat e pjesëmarrësve nga jashtë.

Festivali do të mbyllet më 10 tetor, kur do të publikohen filmat fitues në të gjitha kategoritë dhe do të shfaqen veprat që do të dalin nga punëtoritë krijuese pesëditore.

„Xhifoni Maqedoni” realizohet me mbështetjen e Agjencisë së Filmit, Ministrisë së Kulturës së Maqedonisë së Veriut, Ministrisë së Kulturës së Italisë, Ambasadës së Italisë dhe Qytetit të Shkupit, si dhe Qendrës Kulturore Rinore dhe Kinematekës.

Можеби ве интересира:

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе