Kinemaja udhëtuese “MakeDos” vazhdon udhëtimin e saj të trembëdhjetë në rajonin e Prespës. Nga sot e deri më 17 shtator janë planifikuar katër shfaqje të filmave dokumentarë, të cilët do të zhvillohen në lokacione të ndryshme.
Shfaqja e parë në kuadër të Kinemasë Udhëtuese është caktuar për në mbrëmje në Resnjë (Saraj), nesër (14 shtator) shfaqja do të jetë në fshatin Drmen ((te dyqani ushqimor) më 16 shtator është në fshatin Lavci (te xhamia) dhe më 17 shtator në fshatin Podmoçan (në sheshin e lojërave).
Vizita në rajonin e Prespës është faza e dytë e Kinemasë Udhëtuese të MakeDoks. E para u mbajt nga data 18 deri më 23 korrik në fshatrat e Strumicës. Kinemaja udhëtuese MakeDoks 2022 mbështetet nga Agjencia e Filmit e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe National Endowment for Democracy