– Ashtu si në fjalët e poetit amerikan Robert Frost: „Çdo poezi fillon me një gungë në fyt”, do të jem i sinqertë dhe me atë ndjesi e nis këtë fjalim. Në një botë ku poezi gjithnjë e më pak ka, e na duhet gjithnjë e më shumë, dhe nëse poezia është mbretëresha e shprehjes letrare, atëherë edhe sonte Struga është kryeqyteti botëror i poezisë – tha ministrja e Kulturës Bisera Kostadinovska-Stojçevska në edicionin e 61-të festivalit „Mbrëmjet Strugane të poezisë”.
-Të rinjtë, për fat të keq, lexojnë gjithnjë e më pak. Ata i quajnë breza imazhesh, jo fjalësh. Dhe, për fat të keq, në përgjithësi, ne të gjithë duket se komunikojmë gjithnjë e më pak dhe flasim gjithnjë e më pak. Fjalët më të bukura nga gjuha amtare i zëvendësojmë me “emotikone”. E ku janë fjalët, ku janë ndjenjat?! – pyeti ministrja.
– Prandaj – shtoi ajo – mbrëmjet Strugane të poezisë janë përkujtim kthjellues, dhe poetët janë shëruesit tanë.
– Zjarri i festivalit do të ndizet, nga Ura e Poezisë, do ti sjellë Drini I Yi vargjet tuaja horizonti do të hapet mbi liqenin e Ohrit dhe ajo pafundësi e kaltërt do të mbetet përgjithmonë në sytë tuaj. Dhe neve, në këmbim, na jep një fjalë të këndshme, një këngë të këndshme, edhe nëse ka filluar me një „lëmsh në fyt” – porositi Kostadinovska-Stojçevska.
Manifestimi u hap në tarracën verore të hotel „Drim” në prani të një numri të madh poetësh nga vendi dhe jashtë vendit, si dhe përfaqësues të qeverisë dhe dashamirës të fjalës së shkruar.
Në ditët e festivalit në vijim, në „Mbrëmjet Strugane të Poezisë” do të mund të dëgjohen 24 poetë nga jashtë dhe 30 poetë nga vendi.