Cikli “19” titullohet ekspozita e artistes akademike Hristina Zafirovska, e cila do të hapet sot (22 gusht 2022) në ora 14:00 në hapësirën e galerisë së Qendrës Kulturore dhe Informative të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Stamboll, Turqi.
Përmes ciklit të saj të fundit prej 19 veprash, autorja prezanton realen dhe të padukshmen me sy të lirë në mënyrë abstrakte dhe piktoreske, të nxitur nga ndryshimet në rrjedhën e jetës të shkaktuar nga pandemia.
Ekspozita realizohet me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës.
Hristina Zafirovska deri më tani ka realizuar katërmbëdhjetë projekte të pavarura që janë prezantuar në Gjermani, Francë, Bullgari dhe në shumicën e qyteteve të vendit. Punimet e saj janë pjesë e më shumë se 160 prezantimeve në grup në mbarë botën.