Në suaza të manifestimit „Ditët e Ilindenit”, sonte (25 korrik) me fillim nga ora 20:00 do të prezantohet një projekt multimedial për kulturën e qytetit, i cili përfshin performancën e Ansamblit „Maqedonia”, do të hapet edhe ekspozita dhe do të interpretohet performanca muzikore.
Aktivitetet do të mbahen në hollin dhe katin e Shtëpisë së Oficerëve.
Në ekspozitë do të ekspozohen kostume të periudhës Alla Franga me origjinë nga fundi i shekullit të 19-të dhe fillimi i shekullit të 20-të, elemente të veshjeve që janë veshur në qytetet e Manastirit, Prilepit dhe Shkupit.
Nga kultura muzikore do të bëhet prezantimi i kulturës tradicionale çallgjike të prezantuar përmes këngëve dhe valleve që ishin në repertorin e disa qendrave të qyteteve deri në fillim të shekullit të 20.