Kinemaja në Muzeun e Artit Bashkëkohor vazhdon programin veror të filmit. Nga data 26 deri më 28 korrik, adhuruesit e filmit do të mund të shijojnë tre filma të jashtëzakonshëm.
„Bëhet fjalë për tre filma dokumentarë, të cilët në vitet e kaluara janë shfaqur dhe vlerësuar në festivalet më të rëndësishme të filmit në mbarë botën. Të gjithë filmat trajtojnë temën e nxehtë – Ukrainën. Shfaqjet janë falas dhe fillojnë në orën 21:00, jashtë – në verandën e UNS-së.
Kapaciteti është 60 ulëse”, informojnë nga UNS.
Titujt e filmave janë të publikuara në profiilin e institucionit në rrjetet sociale.