Në Ministrinë e Kulturës sot është mbajtur seanca konstituive e këshillit Kombëtar për trashëgiminë kulturore si trup këshillues dhe koordinues i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Në seancë drejtoi Ministrja e Kulturës Bisera Kostadinovska-Stojçevska, e cila në fjalilim e saj hyrës theksoi rëndësinë dhe funksionin e këshillit Kombëtar në drejtim të monitorimit, realizimit dhe avancimit të mbrojtjes dhe shfrytëzimit të trashëgimisë kulturore.
Në seancën e cila u zhvillua në atmosferë të këndshme, pas miratimit të Rregullores së punës, anëtarët e këshillit Kombëtar të trashëgimisë kulturore diskutuan për drejtimet themelore të veprimit në përputhje me rregulloren ligjore.
Këshilli përbëhet nga 11 anëtarë – individë të dëshmuar nga radhët e profesorëve universitarë, profesionistë dhe ekspertë në fushën e trashëgimisë kulturore.