Premiera maqedonase e filmit artistik “Mimi”, me regji të Darijan Pejovskit, do të hapë edicionin e këtij viti në Festivalin e Filmit Evropian Cinedays më 7 korrik. Filmi është përzgjedhur në programin – SEE të festivalit dhe do të konkurrojë që të fitoj çmim nga juria, e përbërë nga Regjisori slloven Damjan Kozole, Diego Aparisio, themelues dhe drejtor artistik i Festivalit në Qipro dhe Gjulin Ustun, producent dhe menaxher i ” Tubimit në urë “.