Ekspozitë e Dejan Ivanov – Margush në Sofje

од admin_kult

Ekspozita „Peizazhet kozmike 2” të artistit figurativ maqedonas Dejan Ivanov – Margush do të prezantohet para publikut të Sofjes më 15 qershor (e mërkurë), me fillim nga ora 18:00. Ekspozita, e cila përmban rreth 20 vepra arti, në prani të autorit, do të prezantohet në sallën e koncerteve të Muzeut Kombëtar „Boris Hristov”.

Nga QIK-Sofje informojnë se veprat e artit, që janë krijuar para pandemisë, më parë janë prezantuar në Plovdiv, ndërsa tani mund të shihen edhe në Sofje, deri më 30 qershor.

Dejan Ivanov – Margush ka lindur në Shkup në vitin 1979. Ka diplomuar në Fakultetin e Arteve Figurative në Shkup në vitin 2005, në klasën e prof. Jovan Shumkovski dhe prof. Rubens Korubin. Ai ka pasur ekspozita të paarura në disa qytete të vendit, si dhe ka ekspozuar në Serbi, Gjermani dhe Bullgari. Ka marrë pjesë në shumë ekspozita grupore në Maqedoninë e Veriut, Serbi, Kroaci, Çeki, Francë dhe SHBA.

Можеби ве интересира:

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе