Përfaqsuesi i Institucionit Kombëtar si dhe i Institutit dhe Muzeu Manastir, ishin mysafir në kryeqytetin evropian të kulturës Novi Sad, në Muzeun e Vojvodinës, me një ekspozitë prekëse dhe trajnim për aksesin e muzeve.
Ekspozita “Prekja e Artit”,” e cila u hap më 3 qershor në prani të një numri të madh të ftuarish, përbëhet nga 20 panele me imazhe prekëse dhe përshkrime, me motive nga ekspozita e përhershme dhe arkitektura.
Në kuadër të projektit është mbajtur trajnim për punëtorët e muzeumeve nga disa muze të Vojvodinës, me temën “Qasja në muze”. Ligjërues ishin muzeologët nga Ballkani, ndër të cilët: Jove Pargovski nga Instituti dhe Muzeu i NI Manastir, Milena Millosheviq-Miciq nga Serbia, Aida Sarac-Berbiq nga Bosnja dhe Hercegovina, Zeljka Sushiq nga Kroacia. Projekti i drejtuar nga Irena Ruzhin financohet nga Ministria e Kulturës në kuadër të programit vjetor me interes kombëtar.