Hulumtime arkeologjike në lokalitetin Kulla dhe konzervimi i pallatit të sundimtarëve në lokalitetin Billa Zora

од admin_kult

Enti për mbrojtjen e përmendoreve dhe muzeut të qytetit të Shtipit filloi me hulumtime arkeologjike në lokalitetin Kulla afër fshatit Kaluzlija në Komunën e Karbincit, si dhe në lokalitetin Billa Zora, në fshatin e SvetiNikollës Knezhje që në periudhën e ardhshme do të bëhet edhe konzervimi i pallatit të sundimtarëve.

Sipas Mitko Shterjov, drejtor i Entit dhe Muzeut – Shtip, lokaliteti Kulla është lagje dhe fortifikim i periudhës së vonë antike, i vendosur në kreshtë të spikatur e cila në skajin perëndimor ngrihet thellë mbi shtratin në anën e djathtë të lumit Kozjaçka.Hulumtimet arkeologjike do të zhvillohen për rreth një muaj, për të cilat Ministria e Kulturës ka ndarë 200.000 denarë.

Në lokalitetin arkeologjik Bila Zora, përsëri, zhvillohet  konservimi i pallatit të sundimtarëve, i cili ende nuk është zbuluar plotësisht.Arkitektura e zbuluar deri tani, dekorimi i afreskeve shumëngjyrëshe, si dhe gjetjet lëvizëse, dëshmojnë për vlerat e larta kulturore dhe historike të saj, si rezidencë e sundimtarëve peonianë, që e bëjnë atë unik në llojin dhe kohën e tij, të zbuluar deri tani në brendësi të Ballkanit.

Lokaliteti përfshin sipërfaqe prej 20 hektarësh. E gjithë hapsira e lokalitetin përfaqëson hapsirë vendbanimi nga shekulli VII deri në shekullin II para erës sonë, në suaza të tre vendbanimeve të ndryshme kronologjikisht, kulturalisht dhe urbanisht. Vendbanimi më i vjetër nga epoka e hekurit ishte i kufizuar në rrafshnaltën më të lartë, të mbrojtur nga një gamë gurësh amorfë me mure të thata.

Për konservimin e asaj që është hetuar deri më tani.Ministria e Kulturës ka ndarë 1,8 milionë denarë.

Можеби ве интересира:

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе