Zëvendësministri i Kulturës Daim Luçi, në suaza të vizitës së punës në qytetin e Çanakalasë, R. e Turqisë, vizitoi muzeun „Тrоја“ që gjendet në hyrje të qytetit të lashtë të Trojës ku janë të ekspozuara gjetjet e qytetit antik dhe që është në listën e trashëgimisë kulturore botërore të UNESKO.
Gjatë vizitës Luçi realizoi takim me drejtorin e muzeut, Ridvan Gollçuk, ku të dy bashkëbiseduesit shkëmbyen mendime dhe shprehën gatishmëri për bashkëpunim të ardhshëm në fushën e veprimtarisë muzeale ndërmjet dy shteteve.
Muzeu „Тroja“ është fitues i çmimit special për Muzeu Evropian i vitit në vitin 2020, si dhe i çmimit special i Akademisë së Muzeut Evropian për 2020/2021, që është muzeu i parë turk që ka marrë çmime më prestigjoze të muzeut në Evropë.