-Një nga gjërat më të ralla që nuk mund të blehet me para është koha. Por, për këtë paratë i „blenë“ kushtet atmosferike, ndërsa taksat që të gjithë paguajmë janë ndryshimet klimaike- tha ministrja e Kulturës Bisera Kostadinovska-Stojçevska në fjalimin e saj onlajn në suaza të eventit të nivelit të lartë „Ndikimet e ndryshimeve klimatike mbi trashëgiminë kulturore dhe natyrore të Evropës Juglindore“, që u mbajt në suaza të kryesisë greke me Procesin për bashkëpunim të Evropës Juglindore (PBEJL).
Në fjalimin e saj, Kostadinovska-Stojçevska shprehu shqetësim në lidhje me hulumtimet e Komisionit Evropian për ndryshimet klimatike dhe ndikimi i tyre mbi Evropën sipas së cilës, më të prekura, me kushte atmosferike më ekstreme dhe rritje të temperaturave prej 3 deri në 7 gradë, do të jenë vendet e rajonit të Evropës Juglindore, rajoni që përfshinë të gjithë shtetet tona.
Si përfaqësues të depratamenteve në humane në qeveritë tona, shtoi ajo, jemi të obliguar që vazhdimisht të alarmojmë për pasojat shkatërruese të ndryshimeve klimatike.
-Dua të theksoj se gjatë pandemisë botërore të KOVID 19, Qeveria ime e rriti buxhetin për tri herë për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore dhe hapi linjë të re buxhetore për intervenim të shpejtë të trashëgimisë kulturore në rast rreziku. Dhe tani, kur të gjithë i riformojmë buxhetet, jemi të obliguar për arsye të njohura dhe të ardhme të panjohur, të mbetemi të dedikuar ndaj mbrojtjes së trashëgimisë kulturore të vetëdijshëm për vlerën e saj të paçmueshme civilizuese“, tha ministrja Kostadinovska-Stojçevska.
Në këtë kontekst, ministrja e Kulturës theksoi rëndësinë e bashkëpunimit rajonal, duke potencuar bashkëpunimin me qendrën Evropiane për trashëgiminë bizantine dhe postbizantine në Selanik për mbrojtjen e kishës së shekullit 12 në Kurbinovë, e cila është në listën tentative të UNESKO si dhe bashkëpunimi me Republikën e Shqipërisë për mbrojtjen e rajonit të Ohrit, i cili është përfshirë në listën e UNESKO si trashëgimi natyrore dhe kulturore botërore me vlera të jashtëzakonshme.
Sipas Kostadinovska-Stojçevskës , gjithnjë e më shumë rritet numri i të mirave kulturore në rrezik. Në qoftë se ndaj të gjithë dobsive shtohet edhe momenti shkatërrues i ndryshimeve klimatike, shtoi ajo, nevojitet mobilizim i përbashkët për bashkëpunim me UNESKO dhe bashkësinë ndërkombëtare.
-Mekanizmi fleksibil dhe hartimi i dobësive janë mjete të mira për parandalim përmes shkëmbimit të informacioneve, eksperiencave, njohurive, vlerësimit të cenueshmërisë, projekteve dhe programeve për ndërmarrjen në kohë të masave përshtatëse – porositi ministrja e Kulturës.
Nikoqir i eventit në të cilin morrën pjesë ministrat e Kulturës, Turizmit dhe Mjedisit Jetësor nga vende të rajonit, si dhe përfaqësues të UNESKO dhe organzata tjera, ishte Ministria e Punëve të Jashtme e Greqisë.
LINKU NGA FJALIMI I MINISTRES SË KULTURËS BISERA KOSTADINOVSKA – STOJÇEVSKA