Ansambli folklorik kombëtar maqedonas “Tanec”, i cili është simbol i folklorit, traditës dhe kulturës maqedonase për më shumë se shtatë dekada, vazhdon me shfaqje të suksesshme në kuadër të turneut të tij në Amerikën Veriore.
Ansambli ditët e fundit ka dhënë katër koncerte në Kanada për kënaqësinë e madhe të një publiku të madh. Koncerti i parë i Tanecit u zhvillua në Montreal, teatri më i vjetër dhe si rrjedhim më prestigjioz i Kanadasë, i ndjekur nga një shfaqje në Otava dhe dy koncerte në Toronto.
Shfaqja e valles Teshkoto, Tresenica, Kopaçka, Maleshevka, Ronenka, Draçevka, Sretselo, e shumë të tjera, e plotësuar me pika vokale dhe orkestrale, ishin vetëm disa nga shfaqjet e mrekullueshme para publikut të kënaqur në këto qytete të Kanadasë.
Si pjesë e turit të koncerteve, Tanec vazhdon të performojë në Detroit, Çikago, Pitsburg, KIivlend dhe koncertin final në Nju Jork më 22 Maj.