Në suaza të takimit në Bosnje dhe Hercegovinë, zëvendës ministri Daim Luçi realizoi takim pune me ambasadorin e vendit tonë në Sarajevë. Shkëlqesinë e tij Ekrem Ebibi.
Në takim u diskutua për përpjekjet e përbashkëta për avancimin e bashkëpunimit në fushën e kulturës me Bosnjen dhe Hercegovinën dhe mundësitë për promovimin e vlerave kulturore të vendit tonë në institucionet e atjeshme shtetërore.