-A mund të imagjinonim se në Evropë përsëri do të ketë luftë?! A mund të imagjinonim se Kontinenti i Vjetër,djepi i trashëgimisë kulturore,përsëri do të përjetonte shkatërrim katastrofal edhe në dëshmitë historike të tij.
Ndërsa me të vërtetë imagjinonim dhe besonim se pikërisht kultura dhe arti duhet të përgaditen për rolin e tyre më të mirë në rimëkëmbjen e botës pas pandemisë.
Teatret që duhej të ishin terapi për shpirtrat tanë,tani janë strehimore- potencoi ministrja e Kulturës,Bisera Kostadinovska-Stojçevska, në Konferencën e ministrave të Kulturës, „Krijimi i të ardhmes sonë: trashëgimia kreative dhe kulturore si burime strategjike për Evropë të shumëllojshme dhe demokrate“ që sot u mbajt në Këshillin e Evropës,në Strasburg,Republika e Francës.
Duke mbajtur fjalim, në panelin e diskutimit„Të përgaditur për krijimin e të ardhmes-kulturës,kreativitetit, trashëgimisë dhe dixhitalizimit“, Kostadinovska-Stojçevska shprehu falënderim për Italinë, kryesinë aktuale të Komitetit të ministrave të Këshillit të Evropës, vuri në pah mbështetjen tone të iniciatvës për aksion të koordinuar për ndihmë, për shpëtim të kulturës ukraineze dhe trashëgimisë kulturore.
Maqedonia e Veriut, nuk ka përvojë shumëvjeçare me dixhitalizimin, por siç potencoi Kostadinovska-Stojçevska, punojmë intenzivisht në këtë dhe në shfrytëzimin e dobive të teknologjisë inteligjente në regjistrimin, ruajtjen dhe prezantimin e trashëgimisë sonë kulturore materiale dhe jomateriale,
Nëse pandemia e KOVID-19 na detyroi që të kërkojmë mbështetje dhe ndihmë në botën virtuale, në teknologjitë e reja, agresioni mbi Ukrainë procesit të dixhitalizimit i dha rëndësi edhe më të madhe, shpreh respekt të thellë dhe të sinqert kundrejt ekspertëve dhe punëtorëve kulturor ukrainez të cilët ditë e natë kanë strehuar indentitetin artistik dhe kulturor në këtë pjesë të rëndësishme të kulturës sllave por edhe asaj botërore- tha Kostadinovska-Stojçevska.
Ajo theksoi se sulmi mbi Ukrainë është sulm mbi vlerat evropiane,sulm mi të drejtat themelore të njeriut për të jetuar në liri dhe demokraci ,të krijojë dhe të ruaj kulturën e tij.
Evropa po rimëkëmbet,mobilizohet për të ndihmuar në mbrojtjen e këtyre vlerave. Sepse pasuritë kulturore të vendeve tona janë edhe indentitet kulturor evropian të cilit ndryshmëria jonë vetëm se i shton ngjyrën.
Këshilli i Evropës është adresa më e vërtet dhe më e vjetër për mbrojtjen e asaj ngjyre dhe për mbrojtjen e të drejtave dhe dinjitetit të njeriut- potencoi Kostadinovska-Stojçevska.
Konferencën e hapi ministri Italian i Kulturës Dario Françeskini dhe sekretarja e përgjithshëme e Këshillit të Evropës, Marija Pejçinoviq-Buriq. I pari ishe ministri ukrainez i Kulturës Oleksandar Tkaçenko, i cili foli për shkatërimin e trashëgimisë kulutore nga lufta në vendin e tij. Fjalimin ai e mbështeti me video të të mirave kulturore të shkatërruara.
Në konferencën e sotme, ministrat e Kulturës dhe përfaqësues të tjerë të lartë, miratuan edhe deklaratën e Starburgut.
Organizues të konferencës ishin Komiteti drejtues i kulturës,trashëgimisë dhe pejsazhit dhe Ministria e Kulturës e Italisë.