Sot në Sofje u mbajt takimi i tretë i grupit të katërt punues për bashkëpunim bilateral mes Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë i cili në fokus ka kulturën, arsimin dhe shkencën, turizmin, rininë dhe sportin.
Pas mbarimit të takimit në deklaratën për media, ministrja e Kulturës Bisera Kostadinovska-Stojçevska, theksoi se takimi që ka për qëllim përshpejtimin e procesit dhe avancimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore mes dy shteteve, kaloi në atmosferë miqësore dhe konstruktive, me shkëmbin të mendimeve dhe pikëpamjeve për përmirësimin e bashkëpunimit në të gjitha segmentet.
„Pavarësisht punës sonë qe përfshin pjesën formale të marrëdhënieve,jemi dëshmitarë që në praktikë kultura dhe arti por edhe turizmi dhe sporti nuk kanë kufi, sic nuk ka kufi për talentet e reja nga çdo fushë të shkencës“ theksoi ministrja Kostadinovska Stojçevska.
Jemi dëshmitarë të numrit të madh të sukseseve individuale të projekteve mikëpritëse në të dyja shtetet, shtoi ajo dhe vuri në dukje se puna mbi dokumentet formale, memorandumet dhe programet për bashkëpunim do të lehtësonjë dhe aktualizojnë mundësitë për komunikim të përbashkët më të shpejtë në planin bilateral edhe para fondeve evropiane.
Ministri i Arsimit dhe Shkencës së Bullgarisë, akademiku Nikollaj Denkov theksoi se takimet janë zhvilluar në mënyrë miqësore dhe shprehi kënaqësi nga progresi i marrëdhënieve mes dy shteteve.
„Përveç pjesës formale, zhvilluam edhe takime joformale. Në të gjitha fushat kemi përparim thelbësorë dhe projekte konkrete ndërsa në takim u bashkangjitën edhe nga Erasmusi. Jam i bindur se me punën tonë do të përshpejtojmë proceset për avancimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore në mes dy shteteve tona “, tha minnistri Denkov.
Ministrat e Kulturës të Maqedonisë së Veriut dhe te Bullgarisë, Bisera Kostadinovska Stojçevska dhe Atanas Atanasov, në Sofje, nënshkruajtën Progam për bashkëpunim në fushën e kulturës mes ministrisë së Kulturës së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe ministrisë së Kulturës së Republikës së Bullgarisë për periudhën e viteve 2022-2025. Programi përmban më shumë të reja, ndër të cilat është edhe mundësia për lidhjen e qendrave informative të të dyja shteteve përmes projekteve të përbashkëta, lëshimin e Programit për grante të vogla për promovimin e artistëve të rinj, në mënyrë aktive punohet në kalendarin e evenimenteve dhe planin Operativ Aktiv.
Në takimin në Sofje që ka marrë pjesë edhe ministri i arsimit dhe shkencës Jeton Shqiri dhe drejtorët e Agjencisë Kombëtare për Programe Arsimore Evropiane dhe Mobilitet dhe Agjencisë për rini dhe sport,Marko Gjorgjieski dhe Naumçe Mojsovski. Janë nënshkruar edhe Program mes Qeverive të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Bullgarisë për bashkëpunim në fushën e arsimit dhe shkencës për përiudhën e vieteve 2022-2025; Memorandum për bashkëpunim në fushën e rinisë dhe sportit si dhe Memorandum mes agjencive kombëtare Erasmus + Korpusit Evropian të Solidaritetit.