Në Qendrën për Kulturë – Dibër sot (7 dhjetor) para publikut të Dibrës, do të shfaqet premiera e komedisë “Taftufi” nga Miler, një shfaqje në gjuhën shqipe.Shfaqja është nën regji të Dashamire Spahiut dhe Bleta Sela, ndërsa rolet do të intrepretohen nga nxënësit e shkollës së mesme të Dibrës.
Nga Qendra për Kulturë- Dibër informuan se kjo shfaqje, e cila realizohet me mbështetje të Ministrisë së Kulturës, nxit amatorizmin dramatik në këtë Institucion Nacional dhe shtuan se shfaqja përpos që ngjalli interes te nxënësit, ngjalli edhe tek publiku më i moshuar i Dibrës.