ÇMIMI METO JOVANOVSKI

од Martin Krzhaloski

Këshilli për ndarjen e çmimit shtetëror “Meto Jovanovski” shpall:

Konkurs për ndarjen e çmimit shtetëror “Meto Jovanovski” për vitin 2021

Me çmimin shtetëror “Meto Jovanovski” jepet mirënjohja më e lartë për arritjet shumëvjeçare në fushën e promovimit, mbrojtjes dhe avancimit të të drejtave të njeriut. Çmimi ndahet çdo vit më 10 dhjetor, në Ditën Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut. Në kuadër të këtij konkursi mund të ndahen më së shumti deri në dy (2) çmime.

Të dhëna për çmimin shtetëror “Meto Jovanovski”

. Çmimi shtetëror ndahet për individë, shoqata qytetarësh, grupe joformale dhe subjekteve të tjera juridike.

. Çmimi shtetëror sipas kushteve të caktuara në konkurs mund t’ju ndahet edhe shtetasve të huaj dhe subjekteve të tjera juridike ndërkombëtare dhe të huaja.

. Fituesit të çmimit si individ i ndahet diplomë dhe shumë parash.

. Shoqatës së qytetarëve që fiton çmimin apo ndonjë tjetër subjekt juridik i ndahet vetëm diplomë dhe plakatë.

. Secilit anëtar të grupit joformal i ndahet diplomë dhe pjesë e barabartë nga shuma e parave.

. Shuma e parave e çmimit shtetëror “Meto Jovanovski” arrin pesë (5) rroga mesatare në Republikën e Maqedonisë së Veriut të paguara në tre muajt e fundit të vitit rrjedhës.

Rregulla të paraqitjes së iniciativës

. Iniciativë për ndraje të çmimit shtetëror „Meto Jovanovski” mund të parashtrojnë: shoqata qytetare, qytetarë, shtetas të huaj, si dhe subjekteve tjera juridike brenda dhe jashtë vendit.

. Parashtruesit e iniciativës për ndarjen e çmimit shtetëror “Meto Jovanovski” duhet të dorëzojnë biografi, portfolio të arritjeve dhe përshkrim të veprimit që besojnë se ka shkaktuar ndryshim pozitiv në një fushë të veçantë të të drejtave të njeriut, për të cilën është dorëzuar iniciativa.

. Teksti i iniciativës (i kompletuar ) të dorëzohet në 15 kopje, ndërsa punimet (libra, publikime dhe të ngjashme) të trajtohen si shtesë dhe duhet të dorëzohen, së paku në dy (2) kopje.

. Adresa në të cilën duhet të dorëzohen iniciativat është: Ministria e Kulturës e Republikës së Maqedonisë së Veriut – Këshilli për ndarjen e çmimit shtetëror “Meto Jovanovski”, rr. “Gjuro Gjakoviq”. nr.61- Shkup, Republika e Maqedonisë së Veriut.

. Iniciativat dhe propozimet (punime, libra, publikacione dhe të ngjashme) të dorëzuara jashtë afatit të caktuar sipas konkursit, si dhe iniciativat e pakompletuara nuk do të shqyrtohen nga ana e Këshillit.

Konkursi zgjat prej 15.10.2021 deri më 15.11.2021

Kriteret për vlerësim të iniciativave

. Punë e rëndësishme dhe afatgjate kushtuar mbrojtjes dhe avancimit të të drejtave të njeriut (konfirmohet me biografi/portfolio të arritjeve);

. Aksion i zbatuar, politikë ose projekt i cili ka rezultuar me ndryshim konkret pozitiv në fushën e të të drejtave të njeriut (arritje specifike ose listë arritjesh);

. Kontribut përmes ndryshimeve në komunikimin publik ose promovimin e të drejtave të njeriut në diskursin publik, që ka shkaktuar ndryshim pozitiv në planin e të drejtave të njeriut.

 

Këshilli për ndarjen e çmimit shtetëror “Meto Jovanovski”

VENDIM PËR NDARJEN E ÇMIMIT SHTETËROR “METO JOVANOVSKI” 

FLETËPARAQITJA PËR TË PARASHTRUAR INICIATIVËN PËR ÇMIMIN SHTETËROR „METO JOVANOVSKI “ PËR VITIN 2021

KONKURS PËRGATITJE  TË VENDIMIT IDEOR ARTISTIKO – GRAFIK PËR DIPLOMË DHE PLAKATË PËR ÇMIMIN SHTETËROR „METO JOVANOVSKI”

 

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе