Festojmë 60 vjetorin e themelimit të Muzeut të Artit Bashkëkohor

од admin_kult

Muzeu i Artit Bashkëkohor – Shkup sivjet, më 11 shkurt, shënon 60 vjet nga themelimi i tij. Me qëllim të shënimit të kësaj ngjarje dhe si njoftim për aktivitetet programore në vitin jubilar 2024, Muzeu organizon manifestim të përditshëm – matine – më datë 10 shkurt, ditë e shtunë, me fillim nga ora 12:00.

Në këtë ditë të shënuar jubilarë, pas 35 vitesh do të ekspozohet ekskluzivisht vepra artistike “Virtyti në nevojë” e artistit të famshëm italian Xhanfranko Barukello (1924 – 2023). Pas tërmetit katastrofik në Shkup në vitin 1963, artistë nga e gjithë bota filluan të dhurojnë veprat e tyre të artit në shenjë solidariteti, nga të cilat u krijua koleksioni unik i Muzeut. Vepra e Barukello-s, e cila është një nga donacionet më përfaqësuese për Muzeun tonë, është konservuar nga ekipi profesional i MAB-së – Shkup dhe do të prezantohet para publikut, duke mundësuar njohuri dhe interpretime të reja.

Në manifestimin jubilar u publikua numri i fundit i revistës për artin, kulturën dhe teorinë bashkëkohore “Qelqi i madh” nr. 35/36 (2023), fokusuar në debatet aktuale në muzeologjinë kritike. Pas fjalimit formal, pjesa e programit për ngjarjen përfshin udhëzime të ekspertëve nëpër mjediset aktuale me kuratoren tonë Bojana Janeva dhe koktej simbolik të shoqëruar nga DJ, në atmosferë joformale.

Можеби ве интересира:

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе