Në përputhje me nenin 4-b të Ligjit për çmimet shtetërore (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. 52/06, 54/07, 74/12 dhe 99/18), dhe ligjit për përdorimin e gjuhëve (Gazeta Zyrtare Nr. 7/19), me çmimin shtetëror „22 nëntori“ jepet mirënjohja njerëzve nga jeta e politikës, kulturore dhe shoqërore në Republikën e Maqedonisë së Veriut të cilët kanë kontribuar në avancimin e bashkëjetesës ndërnjerëzore dhe mirëkuptimin e ndërsjellë midis pjesëtarëve të bashkësive të ndryshme, kulturore dhe fetare në Repu blikën e Maqedonisësë Veriut.
Në vit mund të ndahen më së shumti deri më 2 çmime.
Çmimin shtetëror e ndan Komisioni për ndaren e çmimit shtetëror „22 nëntori“, I përbërë nga një kryetar dhe 12 anëtarë, i cili shpall konkurs dhe miraton vendim për ndarjen e çmimit.
Konkursi zgjat prej 1 deri më 31 maj.
Çmimi shtetëror dorëzohet në Kuvendin e RM më 22 nëntor- Ditën e Alfabetit të gjuhës shqipe.
Çmimi shtetëror „22 nëntori“për here të parë është ndarë në vitin 2019.