Koncerti i themelimit të Filarmonisë

од admin_kult

“Frymëzimi” quhet koncerti i themelimit të Orkestrës së Filarmonisë që do të zhvillohet nesër, e enjte, me fillim nga ora 20:00.

Koncerti do të udhëhiqet nga dirigjenti Konrad van Allfen (Holandë), ndërsa si soliste do të marrin pjesë instrumentistët më të mirë Daniell Rolland – violinë (Angli/Holandë) dhe Maja Bogdanoviq – violonçel (Serbi).

Programi përfshin koncertin për violinë dhe violonçel në A-minor, Op. 102 nga Johanes Brams dhe Simfonia nr. 2 në E-minor, Op. 2 nga Sergej Rahmaninov.

Nëpërmjet koncerteve të rregullta, Filarmonia e Maqedonisë së Veriut vazhdimisht zhvillon dhe promovon muzikën klasike, duke e sjellë këtë formë muzikore te audienca e gjeneratave të ndryshme. Orkestra u formua më 24 nëntor 1944, pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore dhe vetëm 11 ditë pas çlirimit të Shkupit. Në rrugën “Krushovska” nr. 27, në shtëpinë e kompozitorit Todor Skallovski, u hodhën themelet e institucionit më të vjetër kulturor në vend, i pari i këtij lloji në Maqedoninë e çliruar.

Можеби ве интересира:

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе