Stefan Nikolovski është zgjedhur si autori më i mirë i ri për libër komik,në edicionin e 23-të të Përmbledhjeve ballkanike të autorëve të rinj të librave komik në Leskovac
Në edicionin e 23-të tradicional të Përmbledhjeve ballkanike të autorëve të rinj të librave komik,i cili zhvillohet nga 25 deri më 27 qershori në Leskovac të Serbisë,vendin e parë e fitoi Stefan Nikolovski,autor i ri i librave komik nga Shkupi.Çmimin për vendin e parë e fitoi në konkurencë me 2017 autorë të paraqitur nga 80 vende të botës,ndër të cilët dhe mbi 50 autorë maqedonas me libra komik të tyre.
Në kuadër të Përmbledhjeve ballkanike të librit komik,u zhvilluan edhe aktivitete në suazë të projektit CAN FOR BALKANS,si dhe promocione të skenave komike dhe botime nga vendet ballkanike,si dhe ekspozita të veçanta të skenës komike koreane dhe librit komik të femrës në Ballkan.