Në ambientet e Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit, sot në ora 10 është bërë dorëzimi i detyrës së ministrit të Kulturës, ndërmjet ministres së mëparshme Bisera Kostadinovska – Stojçevska dhe ministrit të sapoemëruar Zoran Llutkov.
Ministrja e mëparshme Kostadinovska – Stojçevska e uroi ministrin e sapozgjedhur për detyrën e re dhe i dëshiroi sukses në tejkalimin e sfidave lidhur me realizimin e projekteve aktuale dhe të ardhshme të Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit.
Ministri Llutkov theksoi se po vjen koha e ndryshimeve dhe për të gjithë palët e interesuara në fushën e kulturës dhe turizmit është përpara një periudhë intensive e punës dhe investimeve, që paraqet edhe prioritetin kryesor të qeverisë së re..