“Zonja me kameli” më 30 tetor dhe 2 nëntor në Operën dhe Baletin Nacional

од admin_kult

Më 30 tetor dhe 2 nëntor, duke filluar nga ora 20:00, në skenën e Operës dhe Baletit Nacional do të shfaqet shfaqja madhështore e baletit “Zonja me kameli”, nën muzikën e Xhuzepe Verdit, ku është marrë sfondi dramaturgjik nga “La Traviata” e tij e famshme. Shfaqjet do të zhvillohen nën dirigjentin e të ftuarit nga Armenia, Eduard Ambarcumjan, koreografia është e një prej koreografëve kryesorë rusë Vasilij Medvedev kurse skenografia dhe kostumografia luksoze janë të Pavol Jurash nga Sllovakia.

Në rolet e Margaritës dhe Armandit, më 30 tetor premiera do të luajnë Marija Kiçevska Shokarovska dhe Francisco Jimenez Ruiz (Spanjë), ndërsa më 2 nëntor Natasha Trendafillova Gicev dhe Valeri Lubenko (Ukrainë).

Interpretojnë solistët, ansambli i baletit dhe orkestra e Operës dhe Baletit Nacional.

“Podiumi i të rinjve” me Xhevrie Tule dhe Simeon Goshev në Filarmoni

Në sallën e Odës së Filarmonisë, ditën e enjte, më 24 tetor, me fillim nga ora 20:00 do të mbahet koncerti në kuadër të serialit “Podiumi i të rinjve”.

Në koncert si solist do të performojnë Xhevrie Tule në piano dhe Simeon Goshev në violinë të shoqëruar nga Vesna Angellova Hristov.

Programi përfshin vepra të Beethovenit, Listit, Paganinit dhe Zografskit.

Можеби ве интересира:

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе