Zëvendësministri Luçi: Fituesit e çmimit “Sot” janë ambasadorët tanë të epokës së re në art

од admin_kult

Zëvendësministri i Kulturës, Daim Luçi, foli mbrëmjen e djeshme në Çifte Amam në hapjen e ekspozitës së tre fituesve vjetorë të çmimit “Sot”, duke përfunduar kështu përkujtimin e 20-vjetorit të dhënies së parë të këtij çmimi për të artistët e rinjë deri 35 vjeç.

Fituesit e sivjetshëm të çmimit “Sot” janë: Gjorgji Despodov, Klelija Zhivkoviq dhe Burxhu Musli.

Zëvendësministri Luçi në fjalën e tij theksoi se veprat e ekspozuara janë një tjetër konfirmim se arti bashkëkohor në vetvete paraqet një eksplorim subjektiv të natyrës së artit, i cili në bashkëpunim me talentin dhe botëkuptimin e të rinjve shndërrohet në një kënaqësi estetike unike.

“Fituesit e çmimit Denes – Gjorgi Despodov, Klelija Zhivkoviq dhe Burxhu Musli – janë ambasadorët tanë të epokës së re në art, emra me veprat e të cilëve do të krenohemi në të ardhmen, në shtëpi dhe në botë”, theksoi Luçi. Ai, në emër të Ministrisë së Kulturës dhe në emër të tij, përgëzon fituesit dhe, siç tha ai, Ministria e Kulturës ishte dhe mbetet një aleate dhe mbështetëse e fortë e artistëve të rinj, në rrugën e tyre të vështirë, por të mrekullueshme drejt majave më të larta të artit bashkëkohor ku vjen në shprehje talenti artistik.

Çmimi “Sot” është një platformë unike në vend, e cila prej dy dekadash u ofron vazhdimisht artistëve të rinj një program rezidencial në Nju Jork, një eksperiencë unike në një proces arsimor të projektuar posaçërisht në artin pamor, takime dhe prezantime me një juri ndërkombëtare, dhe prodhimi i veprave të reja si pjesë e një ekspozite për çmimin.

Është themeluar në vitin 2002, si çmim vjetor për artistin e ri pamor më të mirë nën moshën 35 vjeçare në vend, nga Qendra për Arte Bashkëkohore – Shkup në bashkëpunim me Fondacionin për Shoqëri Civile nga Nju Jork, SHBA, ku ishte i dhënë zyrtarisht për herë të parë në 2003. Nga viti 2015, çmimi organizohet në nivel lokal nga shoqata “Fakulteti i Punëve që nuk mësohen” në kuadër të festivalit “AKTO”.

ReplyForward

Можеби ве интересира:

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе