Zëvendës-ministri Daim Luçi u takua me ministreshën e punëve të jashtme dhe kulturës të Indisë, Minakshi Leki
Zëvendës-ministri Luçi në takim theksoi interesimin e Ministrisë së Kulturës për zgjerimin e bashkëpunimit kulturor mes dy vendeve përmes nënshkrimit të dokumenteve ndërshtetërore, si dhe me angazhim dhe nismë më të madhe të institucioneve nga të dyja palët.
Bashkëbiseduesit ranë dakord se duhet të shfrytëzohen mundësitë për vizitë të artistëve dhe projekte në të dyja vendet. Ata ranë dakord që në periudhën e ardhshme të dyja palët të investojnë më shumë energji në avancimin e marrëdhënieve dypalëshe në fushën e kulturës dhe afirmimin e dy popujve, të cilët kanë kulturë të pasur dhe të larmishme dhe një marrëdhënie të fortë reciproke, përmes figurës dhe veprës së Nënë Terezës.