Vllatko Stefanovski feston 50 vjet karrierë me dy koncerte

од admin_kult


Kitaristi i shquar maqedonas, kompozitori dhe legjenda e muzikës Vllatko Stefanovski, do të shënojë 50-vjetorin e karrierës së tij mbresëlënëse me dy koncerte, më 9 dhe 10 maj, në Filarmoninë e Maqedonisë.


Përveç njoftimit për koncertet, dje para publikut u prezantuan edhe versionet më të reja të disqeve vinil për “Croatia Records” si dhe telat e personalizuar të kitarës nga kompania botërore e njohur “Thomastik-Infeld” nga Vjena, që së fundmi mbajnë firmën e tij. Albumi i ri “London Session” u regjistrua në studion legjendare “Abbey Road” në Londër.

Përveç Stefanovskit, në skenë publiku do të ketë rast të shohë edhe: muzikantin serb Momçillo Bajagiq-Bajaga, pianistin Damir Imeri (i cili ka marrë pjesë në koncertet ballkanike të kitaristit), klarinetistin maqedonas Goran Bojçevski (me banim në Slloveni), Ivan Kukiq, Jan Stefanovski, si dhe treshen “Strumica” si vokal mbështetës.

Можеби ве интересира:

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе