Në Galerinë nacionale të Pragës do të hapet sot ekspozita udhëtuese “Asnjë ndjenjë nuk është përfundimtare”. Koleksioni i solidaritetit, MAB – Shkup”.
Është ekspozitë me vepra nga koleksioni unik i Muzeut të Artit Bashkëkohor nga Shkupi, i cili është zgjeruar me vepra nga koleksioni MAB i artistëve çekosllovakë dhe nga vetë GNP, e cila i dhuroi MAB dymbëdhjetë vepra të modernizmit klasik.
– E konceptuar në këtë mënyrë, ekspozita u hap për herë të parë në prill të vitit të kaluar në prestigjiozen “Kunsthalle Vienna”, një nga qendrat më të mëdha kulturore evropiane. Ekspozita për Shkupin në shenjë solidariteti, me veprat që artistë të njohur botërorë i dhanë MAB pas tërmetit katastrofik të vitit 1963, në Vjenë në nëntë muaj u pa nga mbi 75.000 mijë vizitorë dhe vetëm në hapje mbi 1.000. Nga koleksioni i përgjithshëm i artit e MAB, e cila përfshin më shumë se 5300 vepra, 94 vepra dhe 50 vepra të artistëve bashkëkohorë, të përfshirë në këtë projekt, u ekspozuan në Vjenë. I njëjti koncept do të transferohet në Galerinë nacionale çeke dhe do të shtohen edhe 54 vepra të tjera nga koleksioni i muzeut tonë – thonë nga MAB.
Kjo ekspozitë paraqet një nga projektet më komplekse udhëtuese të MAB – Shkup dhe është pjesë e përkujtimit të 60 vjetorit të themelimit të Muzeut të Artit Bashkëkohor – Shkup.