Artistët maqedonas dhe mjeshtrit komik Zllatko Kërstevski dhe Tode Bllazhevski janë përfaqësuar me veprat e tyre në Ekspozitën Ndërkombëtare të 25 vjetorit të vizatimeve satirike në Zielona Gora në Poloni.
Nga 198 veprat e përzgjedhura satirike origjinale, u përzgjodhën 62 vizatime, të prezantuara në ekspozitën vjetore në galerinë në bibliotekën “Kipriana Norvida”. Nga vendi ynë janë të përfaqësuar autorët Kërstevski dhe Bllazhevski. Veprat u botuan në albumin jubilar të sivjetmë të vizatimit satirik bashkëkohor.
Ekspozita ndërkombëtare e vizatimit satirik është në bashkëpunim me Muzeun e karikaturave Erik Lipinski nga Varshava dhe Shoqatën e artistëve. Pas ekspozitës, punimet do të jenë pjesë e koleksionit të Muzeut.