Tre çmime për “Ronja, vajza e grabitës” në festivalin ndërkombëtar të kukullave në Podgoricë të Malit të Zi

од admin_kult

Shfaqja “Ronja, vajza e grabitës” e teatrit për fëmijë dhe të rinj fitoi tre çmime në festivalin ndërkombëtar të kukullave në Podgoricë të Malit të Zi.

Një nga shfaqjet më të shpërblyera është stolisur me çmime të reja, përkatësisht çmimin e madh për shfaqjen më të mirë, çmimin për regjinë më të mirë për Jakub Maksimovin dhe çmimin për mjeshtëri aktoriale për Matea Jankovskën.

Shfaqja është nën regjinë dhe dramatizimin e Jakub Maksimovit dhe është bazuar në romanin me të njëjtin emër të Astrid Lindgren.

Në shfaqje marrin pjesë Matea Jankovska, Nikolla Nakovski, Miki Ançevski, Katarina Ilievska-Siljanovska, Angella Dimitrova dhe Petar Stojanov. Dramaturg i dramës është Gorjan Milloshevski, ndërsa skenografia, dizajni i kukullave dhe maskat janë vepër e Olga Ziebinjskës nga Polonia, e cila ka realizuar edhe kostumet. Kompozitor dhe shoqërues është Lazar Novkov nga Serbia.

Можеби ве интересира:

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе