Teatri Kombëtar i Maqedonisë në mbrëmje në skenën “Bora Stankoviqit” në Vranjë do të shfaqë shfaqjen “Armiku i Popullit” sipas tekstit të Henrik Ibsenit, me regji të Nina Nikoliqit. TKM është pjesë e festivalit ndërkombëtar të teatrit XLII të sivjetmë “Borini Pozorishni Dani”, me ftesë të përzgjedhësit të festivalit Sllobodan Saviq (kritik teatri dhe redaktor i RTS), ku në programin zyrtar prej 70 shfaqjeve të përzgjedhura shfaqet edhe “Armiku i Popullit” nga Teatri Kombëtar i Maqedonisë.
Programi i festivalit do të zgjasë nga 21 deri më 28 tetor me moton “Teatri në shoqëri të traumatizuar”, ku do të marrin pjesë shtëpi teatrore nga Serbia, Kroacia dhe Rumania.
Në shfaqje marrin pjesë Nikolla Ristanovski, Zvezdana Angellovska, Darja Rizova, Jana Veljanovska, Lana Grpçevski, Bllagoj Veselinov, Petre Arsovski, Sashka Dimitrovska, Aleksandar Mihajlovski, Nino Levi dhe Grigor Jovanovski.