Placido Domingo, tenori spanjoll me famë botërore, mbrëmë ka pasur pritje në Qeveri ku është pritur nga kryeministri Hristijan Mickoski dhe ministri i Kulturës dhe Turizmit, Zoran Llutkov.
Domingo do të performojë në Shkup sonte në ora 21:00 në sallën “Boris Trajkovski” së bashku me Orkestrën Kombëtare të Operës dhe Baletit dhe sopranon italiane Maria José Siri, ndërsa do të dirigjohet nga Jordi Bernaser nga Spanja.