Teatri Kombëtar i Maqedonisë me shfaqjen “Armiku kombëtar” nga Henrik Ibsen, me regji të Nina Nikoliqit, do të marrë pjesë në Festivalin e III-të të Teatrit Ballkanik në Bllagoevgrad të Bullgarisë.
Në shfaqje marrin pjesë Nikolla Ristanovski, Zvezdana Angellovska, Daria Rizova, Jana Veljanovska, Ana Arsovska, Bllagoj Veselinov, Petre Arsovski, Sashka Dimitrovska, Aleksandar Mihajllovski, Nino Levi dhe Grigor Jovanovski.
Shfaqja do të zhvillohet në mbrëmje (5 nëntor) dhe programi i festivalit, nga 1 deri më 7 nëntor, fokusohet në arritjet e jashtëzakonshme teatrale dhe përfshin shfaqje nga Rumania, Serbia, Bullgaria dhe Sllovenia.
Përndryshe, Festivali Ballkanik i Teatrit është një nga ngjarjet më të mëdha në kalendarin kulturor të Bllagoevgradit, i cili tradicionalisht përfshin program me projekte shkëmbimi të regjisorëve të rinj, ekspozita, koncerte dhe instalacione digjitale.