Teatri “Vojdan Çernodrinski” nga Prilepi me shfaqje
“Audicion” nga Galin, me regji të Vlladimir Millçinit, u shfaq dje në mbrëmje në Festivalin e 11-të të Teatrit Ambient “Novi tvrdina Teatar” në Çortanovc, afër Novi Sadit.
Teatri i Prilepit performoi në vilën “Stankoviq”, e cila së fundmi është promovuar si skenë e re teatrore ambientale, në konkurrencë me pesë shfaqje të tjera teatrore nga rajoni.
Në shfaqje marrin pjesë Marija Spirkoska Ilijeska, Daniella Ivanoska, Angella Naumoska, Sara Spirkoska, Jasmina Micovska Stankoska, Natasha Açanski, Ilija Vollçeski, Aleksandar Todeski, Igor Trpçeski, Zoran Ivanoski dhe Mihajllo Milenkoski.
Motoja e festivalit këtë vit është “A na takon e ardhmja?” kurse shfaqjet flasin për problemet e njeriut sot. Drejtoreshë artistike e festivalit është Vida Ognjanoviq.