Institucioni Nacional Teatri Kombëtar – Manastir sot shënon 14 Nëntorin, ditën kur në vitin 1944, menjëherë pas çlirimit të qytetit u themelua Teatri i parë Kombëtar Maqedonas.
Përvjetori i themelimit të I.N. Teatrit Kombëtar – Manastir do të festohet në mbrëmje me shfaqjen muzikore-skenike “Çiftet” në të cilën do të performojë i gjithë ansambli.
– “Çiftet” është tema e performancës muzikore-skenike apo ajo temë e përjetshme që shkon nga ekzistenca e botës deri në ditët e sotme. Çifti, tregon dy qenie së bashku, dualitet. Shkenca pretendon se mund të dallohen katër lloje çiftesh, domethënë dramatike, konfliktuale. Partnerët e angazhuar shoqërorë dhe të apasionuar. Kremtimi i ditës së themelimit fillon në datën çift, në një vit tek dhe në një orë çift (20:00), për një ditëlindje tek 79-të – njofton I.N. Teatri Kombëtar – Manastir.
Anëtarët dhe themeluesit e parë të Teatrit ishin Dimçe Stefanovski, Aco Stefanovski, Meri Boshkova, Jorgo Caca, Vera Vuçkova, Simo Georgievski, Sllavçe Matevski, Georgi Karev dhe Jovan Beko, të cilët interpretuan shfaqjen “Gjore Magareski”.
Në 79 vitet e kaluara, në skenën e Teatrit Kombëtar – Manastir në objektin e vjetër arkitekturor dhe madhështor, i cili u rrënua në vitin 1980, si dhe në skenat e objektit të ri, janë luajtur shfaqje të shumta, kanë marrë pjesë mysafirë të shumtë, aktorë nga vendi dhe jashtë vendit, ndërsa në vitrinat e Teatrit janë ekspozuar çmime të shumta, ndër të cilat edhe mirënjohja më e fundit, çmimi “4 Nëntori” i Komunës së Manastirit.