Teatri i dramës- Shkup me “Terapia mrekullibërëse” në festivalin “Shën Joakim Osogovski” në Kriva Pallankë

од admin_kult

IN Teatri i dramës Shkup sonte (4 tetor) në Festivalin e 16-të ndërkombëtar teatror “Shën Joakim Osogovski” në Kriva Pallankë do të shfaqë shfaqjen “Terapia mrekullibërëse”. Shfaqja fillon në ora 19:30 në IN Qendra për Kulturë Kriva Pallankë ndërsa festivali është pjesë e manifestimit “Kriva Pallanka – Qyteti i Kulturës për vitin 2024”.

Shfaqja “Terapia mrekullibërëse” është në repertorin e rregullt të Teatrit të dramës- Shkup që nga viti 2019 dhe paraqitja e festivalit do të jetë e 40-ta.

Festivali filloi më 29 shtator dhe do të zgjasë deri më 5 tetor 2024. Organizator është komuna e Kriva Pallankës ndërsa këtë vit përzgjedhësit kanë përgatitur program atraktiv të festivalit me shfaqje nga disa teatro kombëtare si dhe shfaqje nga rajoni.

Kriva Pallanka, “Qyteti i Kulturës” për vitin 2024 gjatë periudhës së festivalit do të jetë nikoqir i ansambleve nga Teatri i dramës- Shkup, TNM, TN IN Qendra për Kulturë “Trajko Prokopiev”, Kumanovë, TN në INQK “Jordan Haxhi Konstantinov – Xhinot”, Veles dhe teatrot nga vendet fqinje – TN “Joza Ivakiq”, Vinkovci, Kroaci, TN “Seria”, Vrshac dhe punëtoria artistike “Prizor”, Beograd dhe Dragan Maca Marinkoviq, Republika e Serbisë si dhe Teatri Komunal, Qustendil, Republika e Bullgarisë.

Можеби ве интересира:

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе