Teatri i Dramës-Shkup me shfaqjen “Ndodhi e çuditshme me qenin natën” nesër (5 dhjetor) do të vizitojë Teatrin e Dramës në Beograd në kuadër të festivalit Ruta, i cili do të mbahet në Beograd nga 2-7 dhjetor.
Shfaqja është përshtatje e autorit nga Simon Stivens bazuar në romanin e Mark Hadon. Drejtoreshë është Zoja Buzallkovska, profesoreshë në Fakultetin e Arteve të Dramës në Shkup. Asistent regjisor është Dimçe Nikolovski – Dimsata, dramaturge Aleksandra Boshkovska. Kostumet në shfaqje janë të Elena Vangellovskës dhe Rade Vasilev, ndërsa skenografia është e Konstantin Trpenoskit. Muzika autoriale është e David Angelovskit, kurse koreografia dhe free runing teknika nga Simon Simonovski.
Në shfaqje luajnë aktorët Damjan Cvetanovski, Trajanka Ilieva Veliq, Aleksandar Stepanuleski, Emilija Micevska, Sonja Stambollxhioska, Jasmina Vasileva, Filip Trajkoviq, Llazar Hristov, Zllatko Mitreski dhe Nela Pavlovska.