Teatri i Dramës do të shfaqë “Nyja e Gideonit” në Festivalin RUTA në Sarajevë më 16 maj. Nga 12 deri më 17 maj, po mbahet edicioni boshnjako-hercegovinas i festivalit rajonal të teatrit RUTA, i organizuar nga “Teatri i Odës 55”.
Shfaqja “Nyja e Gideonit” nga regjisorja Dragana Miloshevski Popova është bazuar në tekst të autorit Jonah Adams. Dramaturge është Viktorija Rangellova-Petrovska, drejtuese e skenës është Goce Bojçev, ndërsa suflere Zhaklina Cvetkovska.
Rolet i interpretojnë aktoret Biljana Dragiçeviq Projkovska dhe Anja Mitiq si dhe fëmijët nga Studio e aktrimit “Prova e parë”: Sasha Dimitrievska, Lea Stojkov, Mina Gjaku, Ina Prokopovska, Katja Beshlieva, Bistra Stefanovska, Jana Neshevska, Mateja Markovski dhe Joanis Dalajorgos.