Sot, kur festojmë 27 marsin, Ditën Ndërkombëtare të Teatrit, ne festojmë simbolin e krijimtarisë njerëzore, festojmë skenën, që është pasqyrë e shpirtit tonë, e ëndrrave, frikërave dhe shpresave tona. Teatri, në formën e tij të dukshme, kurrë nuk ka qenë dhe kurrë nuk do të jetë vetëm një hapësirë për interpretimin aktrimi. Ai është zëri i përvojës kolektive, organizëm i gjallë që pulson në ritmin e kohës.
Nga tragjeditë antike deri te veprat moderne eksperimentale, teatri dëshmon për kërkimin tonë të përhershëm për kuptim. Përmes çdo replike, lëvizjeje dhe heshtjeje, ai na kujton se historia njerëzore është forma më e fuqishme e komunikimit.
Këtu, në skenë, fjala merr peshë, emocionet bëhen të prekshme kurse e vërteta rezonon në çdo kënd.
Në një kohë të ndryshimeve të shpejta teknologjike dhe realitetit virtual, teatri mbetet një organizëm i pazëvendësueshëm për ekzistencën kulturore të shoqërisë. Ai jo vetëm që na kujton rëndësinë e kontaktit të drejtpërdrejtë, por gjithashtu na fton pa pushim të mendojmë, të ndiejmë dhe të veprojmë.
Në një botë ku fjalët shpesh humbasin peshën e tyre, teatri e kthen fuqinë e vërtetë të tyre.
Si një komb me traditë të pasur kulturore, detyra jonë është ta mbështesim dhe ta kultivojmë teatrin. Të krijojmë kushte për zhvillimin e krijimtarisë teatrale, të mbështesim artistët që, përmes veprave të tyre, sjellin dritë dhe mençuri në jetën tonë.
Investimi në artin teatror është investim në të ardhmen – në breza që do të dinë të ëndërrojnë, të pyesin dhe të krijojnë.
Duke ju uruar ditën e sotme, dua t’u japim një mirënjohje të gjithë regjisorëve, dramaturgëve, aktorëve, skenografëve, kostumografëve dhe teknikëve – të gjithëve atyre që e bëjnë teatrin të mundshëm. Pasioni i tyre është inspirimi ynë, krijimtaria e tyre është kapitali ynë i përbashkët.
Le të jetë Dita Ndërkombëtare e Teatrit një kujtesë se arti ka fuqinë të na bashkojë, të na nxisë dhe të na ngrejë.
Rroftë teatri!