“Tanec” me koncert për nder të Vaska Ilievës

од admin_kult

Ansambli për këngë dhe valle popullore “Tanec” sot në Shtëpinë e ARM-së me fillim nga ora 20:00 do të mbajë koncert për nder të 100 vjetorit të lindjes së doajenes së këngës popullore maqedonase Vaska Ilieva.

Koncerti është konceptuar si gala mbrëmje ekskluzive ku solistët dhe ansamblet e I.N. “Tanec” do të interpretojnë rreth pesëmbëdhjetë këngë antologjike nga repertori i saj i pasur origjinal si dhe autorial, si dhe do të shfaqen materiale të vlefshme arkivore që lidhen me jetën dhe veprën e artistes së nderuar.

Vaska Ilieva (1923 – 2001) është një nga interpretueset më të njohura maqedonase të muzikës popullore. Kjo grua e njohur nga Shkupi e filloi karrierën e saj muzikore në vitin 1950 në Ansamblin Shtetëror për valle dhe këngë popullore “Tanec”. Edhe sot interpretimet e saj të këngëve: “Zemjo makedonska”, “Imala majka”, “Izlegov Neven Pejo”, “Air da ne storish maiko”, “Sestra kani brata na veçera” janë shenjë e këngës maqedonase me vlera të përhershme për historinë kulturore maqedonase.

Можеби ве интересира:

Страницата на Министерството за култура на РС Македонија користи т.н. „колачиња“ со цел да обезбеди подобро корисничко искуство. Прифати Повеќе