Ministri i Kulturës dhe Turizmit, Zoran Llutkov, ka takuar sot Bjorn Gabriell, përfaqësues i Bankës Evropiane për Investime në Shkup.
Në takim, Llutkov dhe Gabriell diskutuan për projektet aktuale të BEI-së në vend si dhe për mundësitë për mbështetjen e ardhshme këshilluese dhe investuese për kulturën dhe turizmin. Në këtë kontekst u hap tema për rehabilitimin e sportelit në Postën qendrore të Maqedonisë dhe shndërrimin e saj në hapësirë shumë-funksionale për ngjarje kulturore dhe sociale.
Ministri Llutkov shprehu mirënjohje për përkushtimin dhe mbështetjen e Bankës Evropiane për Investime në realizimin e projekteve dhe programeve në Maqedoni, në kuadër të Planit ekonomik dhe investiv të BE-së për Ballkanin Perëndimor.