Ministri i Kulturës dhe Turizmit, Zoran Llutkov, sot ka takuar kryetarin e Unionit kombëtar të të verbërve në Republikën e Maqedonisë, Zharko Sellkovski.
Në takim, ministri Llutkov dhe Sellkovski diskutuan për sfidat me të cilat ballafaqohen personat e verbër në këtë vend, aktivitetet për mbrojtjen e të drejtave të tyre, si dhe mënyrat për përmirësimin e cilësisë së jetës së tyre në të gjitha segmentet e shoqërisë.
Ministri Llutkov theksoi se Ministria e Kulturës dhe Turizmit mbetet e përkushtuar për përfshirjen e personave me nevoja të veçanta për pjesëmarrjen e tyre të plotë në jetën kulturore si dhe për përmirësimin e kushteve për qasje në institucionet në fushën e kulturës.