Ministri i Kulturës dhe Turizmit, Zoran Llutkov, ka takuar sot ambasadorin e Republikës së Polonisë, Mariush Brimora.
Në takim të dy bashkëbiseduesit diskutuan për aktivitetet kulturore dhe diplomatike që paraqesin potencial të rëndësishëm për bashkëpunim.
Ambasadori Brimora theksoi se deri më tani ka pasur rastin të vizitojë institucionet kryesore kulturore në vendin tonë dhe të njihet me punën e tyre. Ai shtoi se një nga prioritetet në periudhën e ardhshme sigurisht që do të jetë prezantimi i kulturës polake në Maqedoni. Në këtë kontekst, ambasadori informoi se janë realizuar kontakte me Teatrin e Komedisë, Festivalin e Xhazit dhe Festivalin e Verës së Ohrit, ku këtë vit do të performojnë edhe artistë nga Polonia.
Në takim u theksua se kjo periudhë kur Polonia kryeson Bashkimin Evropian është një mundësi e shkëlqyer për të vendosur kontakte të drejtpërdrejta ndërmjet institucioneve të dy vendeve. Në këtë kontekst, u informua për hapjen e fundit të Muzeut të ri të Artit Bashkëkohor në Varshavë dhe u shpreh synimi për lidhjen e dy institucioneve të ndërlidhura për realizimin e projekteve të përbashkëta.