Ministri i Kulturës dhe Turizmit, Zoran Llutkov, ka takuar sot ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut në vend, Metju Loson.
Në takim u konfirmua miqësia në marrëdhëniet maqedone-britanike, e përkrahur nga përkujtimi i 30 vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike me Mbretërinë e Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës Veriore vitin e kaluar në Kolegjin mbretëror në Londër.
U theksua rëndësia e shkëmbimit kulturor ndërmjet dy vendeve në përputhje me Marrëveshjen e nënshkruar për bashkëpunim në fushën e arsimit, shkencës dhe kulturës, si dhe vendosmëria e fortë për ta zhvilluar dhe forcuar atë.

Llutkov informoi se vendi ynë ndër vite ka pritur artistë të shumtë britanikë të cilët kanë marrë pjesë në ngjarje të rëndësishme kulturore, si në festivalin “Vera e Ohrit”, “Mbrëmjet strugane të poezisë” dhe shumë ngjarje të tjera kulturore. U theksua edhe rëndësia e përkthimeve të veprave nga anglishtja, të cilat janë në dispozicion në gjuhën maqedonase përmes Ministrisë së Kulturës, si dhe bashkëpunimi në kinematografi.
Në takim u diskutua edhe për bashkëpunimin ndërmjet Ministrisë së Kulturës dhe Këshillit Britanik, i cili mundësoi zhvillimin e industrisë kulturore dhe krijuese në vendin tonë.
Në takim, ministri Llutkov dhe ambasadori Loson theksuan rëndësinë e avancimit edhe më aktiv të bashkëpunimit në të gjitha aktivitetet në fushën e kulturës. Ambasadori Loson i dërgoi ftesë direkte ministrit Llutkov për të marrë pjesë në mbrëmjen britanike në kuadër të edicionit të 64-të të “Verës së Ohrit”.